KRYEFAQJA » LAJME » Debate në komisionin parlamentar të shëndetësisë
komisioni parlamentar i shendetesise, akuza, ilace, ilir beqja, pd,

Debate në komisionin parlamentar të shëndetësisë

Raportimi i ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj në komisionin përgjegjës parlamentar u shoqërua me debate të shumta, të cilat kulmuan me akuzat e opozitës për shkurtim të personelit mjekësor. Ministri Beqaj publikoi shifrat zyrtare të ristrukturimit te stafit mjekësor në spitale. Një tjetër pikë e nxehtë e debatit në komision ishte dhe gjëndja e spitaleve që sipas kryetares Albana Vokshi është e mjerueshme dhe mungojnë ilaçet. Prej kohësh ministri i shëndetësisë është vënë nga opozita në shënjestër me akuza të ndryshme. Zoti Beqaj thotë se ato janë të pavërteta, por sipas tij është e drejta e opozitës ti drejtohen organit të akuzës.