KRYEFAQJA » LAJME » Debate në Komisionin Parlamentar të Sigurisë
rishqyrtim ligji, bujar nishani, SHISH, Komisioni i Sigurise

Debate në Komisionin Parlamentar të Sigurisë

 

Dekreti i Presidentit Bujar Nishani që kthente për rishqyrtim ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike” ka ndezur debatet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Opozita ka qenë e para që ka vënë në dukje se nuk është njohur me ndryshimet në ligj të cilat pritej të prezantoheshin gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe socialisti Pjerin Ndreu, njëherësh relator i këtij pr. ligji. Ai ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes teksa ka shkëmbyer batuta edhe me kreun e komisionit të sigurisë, Spartak Braho. Por nga jashtë dyerve të sallës së komisionit të sigurisë, nën kryetari i tij, Flamur Noka, ka akuzuar për afera korruptive.  Z. Noka ka njoftuar se opozita nuk do të jetë e pranishme në vazhdimin e kësaj mbledhjeje.