KRYEFAQJA » LAJME » Debate të ashpra sot në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me zgjerimin e fashës së check up-it falas

Debate të ashpra sot në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me zgjerimin e fashës së check up-it falas

Deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë kishin kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj lidhur me zgjerimin e fashës së check up-it falas. Por për shkak të axhendës së tij, ministri Beqaj nuk është paraqitur në Komision, cka ka shkaktuar debate mes anëtarëve.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se Beqaj ka shprehur gatishmërinë e tij për të raportuar në Komision por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të aktiviteteve të tij të shumta. Sipas Ministrisë, Beqaj ka propozuar që seanca dëgjimore të zhvillohej të martën, të mërkurën ose të premten e javës së ardhshme.