KRYEFAQJA » LAJME » Debate të ashpra sot në sallën e Kuvendit mes opozitës e mazhorancës

Debate të ashpra sot në sallën e Kuvendit mes opozitës e mazhorancës

Situata ekonomike në vend është bërë cështje debati në sallën e Kuvendit mes opozitës e mazhorancës. Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se raportet ndërkombëtare tregojnë se nuk ka zhvillim ekonomik në vend. Por ministri i financave Arben Ahmetaj duke u mbështetur në shifra ka treguar ecurinë e ekonomisë, ndërsa nga ana tjetër ka kritikuar pogramin ekonomik të Partisë Demokratike.

Më herët ka folur deputeti socialist Ben Blushi i cili tha se parlamenti ka humbur legjitimitetin. Ndërsa kryeministri Edi Rama duke ftuar opozitën për të miratuar të hënën reformën në drejtësi tha se mazhoranca qeverisëse ka qënë gjithnjë e gatshme për miratimin e saj.

Kreu i qeverisë tha se opozita nuk është e gatshme të miratoje reformën në drejtësi sepse ka frikë prej saj.