KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Debati i parë televiziv në historinë e OKB-së. Kandidatët për kreun e organizatës shpalosin prioritetet

Debati i parë televiziv në historinë e OKB-së. Kandidatët për kreun e organizatës shpalosin prioritetet

Dhjetë nga 12 kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara morën pjesë në debatin e parë televiziv në historinë e OKB-së. Debati u zhvillua në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe u transmetua drejtpërdrejtë përmes televizionit “Al-Jazeera”. Për dy orë e gjysmë kandidatët paraqitën prioritetet e tyre në rast se zgjidhen dhe iu përgjigjën pyetjeve për reformimin e OKB-së, për gjetjen e mënyrave për zgjidhjen e konflikteve dhe për probleme të tjera aktuale, si situata në Lindjen e Mesme, në Sudanin e Jugut ose ndryshimet klimatike. Debati u mbajt në dy seksione. Në të parin morën pjesë ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, ministrja e Punëve të Jashtme e Argjentinës, Susanna Malcora dhe ish-shefat e diplomacive të Moldavisë, Natalija German, i Serbisë, Vuk Jeremiç dhe Kroacisë, Vesna Pasiç. Në seksionin e dytë, debati vazhdoi me pjesëmarrjen e drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, ish-kryeministres së Zelandës së Re, Helen Clark, e cila e udhëheq programin për zhvillim të OKB-së, ministrit malazez të Punëve të Jashtme, Igor Lukshiç, ish-presidentit të Sllovenisë, Danilo Tirk dhe kandidates nga Kosta Rika, Kristiana Figeres. Javën e ardhshme, Këshilli 15-të anëtarësh i Sigurimit fillon votimin e fshehtë joformal për zgjedhjen e kandidatit, të cilin do t’ia rekomandojë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.