KRYEFAQJA » LAJME » Dëbora në Tiranë, kënaqësi dhe vështirësi
Dëbora në Tiranë, kënaqësi dhe vështirësi

Dëbora në Tiranë, kënaqësi dhe vështirësi

Mbrëmja e së mërkurës u rezervoi një surprizë të këndshme banorëve të Tiranës. Pas afro 30 vjetësh mungesë, reshjet e dëborës që vazhduan për disa orë sollën një tjetër panoramë. Të shumë ishin banorët që dolën për të shijuar këtë mrekulli të natyrës duke i fiksuar në foto të shumta. Por veç kënaqësisë dëbora në Tiranë po sjell edhe vështirësi. Të pa mësuar me praninë e saj shumë drejtues makinash u gjetën të befasuar. Prania e akullit në rrugë i detyroi disa të mbyllnin mjetet, ndërsa më guximtarët shijuan edhe momente aventure jo të këndshme. Sipas njoftimeve ka patur disa aksidente, por pa pasoja serioze. Policia është vënë në kontroll të situatës. Ajo këshillon kujdes për drejtuesit e automjeteve madje deri në përdorimin e zinxhirëve në autostradën Tiranë – Durrës. Probleme ka shkaktuar prania e dëborës edhe në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Disa fluturime janë anulluar.