KRYEFAQJA » LAJME » Dëbora vështirëson situatën
Dëbora vështirëson situatën

Dëbora vështirëson situatën

Rreshjet e dëborës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të Shqipërisë, veçanërisht atë lindore dhe verilindore.
Në qarkun e Kukësit, dëbora ka arritur deri në 10 cm në qytetin e Kukësit dhe 15 cm në qytetin e Bajram Currit. Dëbora ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krumë-Qafë Prush që lidh Shqipërinë me Kosovën. Disa borëpastruese punojnë të mirëmbajnë të hapur këtë aks. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm ka qenë pa probleme.
Në Korçë situatë e vështirë është vërejtur në doganën e Kapshticës, ku kanë ndërhyrë borëpastrueset.
Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile bashkë me ato të pushtetit lokal, po punojnë për lehtësimin e gjendjes, duke angazhuar forca dhe mjete për pastrimin e rrugëve, por edhe duke paralajmëruar automjetet për vendosjen e zinxhirëve.