KRYEFAQJA » LAJME » Dëborë mbi “Rrugën e Kombit”
Kujdes! Erdhën ngricat!

Dëborë mbi “Rrugën e Kombit”

Përkeqësimi i motit në Shqipëri është shoqëruar edhe me fillimin e dëborës në zonën lindore. Lajmet më të fundit flasin për rreshje dëbore në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit, aksi kryesor që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe anasjelltas. Prania e dëborës ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Policia rekomandon përdorimin e zinxhirëve. Mirëmbajtja e kësaj rruge po bëhet me vështirësi për shkak se kompanisë i ka mbaruar kontrata, ndërsa mendohej se ky shërbim do të jepej me koncesion. Megjithatë në rrugë po hidhet  kripë dhe skorje. Pranë tunelit të Kalimashit, veç borës ka edhe prezencë mjegulle të dendur, ndaj drejtuesve të makinave u bëhet thirrje të kenë kujdes.