KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dëborë në SHBA
Dëborë në SHBA

Dëborë në SHBA

Pjesa qendrore dhe veriore e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës u përfshi nga një stuhi e fortë dëbore. Nga Koloradoja në Uiskonsin, për 24 orë ka rënë më tepër se 30 centimetra bore. Stuhia shkaktoi probleme në qarkullimin rrugor dhe ka prekur mbi 13 milionë njerëz. Temperaturat u ulen ndjeshëm kurse në zona të tjera të vendit pati erë të fortë dhe luhatje të temperaturave, ç’ka rrit rrezikun për tornado.