KRYEFAQJA » LAJME » Decan, protesta kundër vendimit të gjykatës për të drejtën e pronësisë së Manastirit
manastiri i decanit, protesta, kosove, pronesi, gjykata kushtetuese

Decan, protesta kundër vendimit të gjykatës për të drejtën e pronësisë së Manastirit

Banoret e Decanit protestuan sot kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë toke. Duke mbajtur pankarta ku shkruhej Gjykata Kushtetuese shkeli drejtesinë, rreth 3 mijë qytetarë të organizuar nga kryetari i Decanit Rasim Selmanaj dhe me mbështetjen e të gjitha forcave politike në komunë, u shpreh se nuk do ta pranojnë vendimin e gjykatës. Sipas tyre vendimi i Gjykatës është politik se nuk është “zgjidhje falja e pronës Manastirit”. “Ne jemi për drejtësi dhe kundër saj. Por, nëse ka drejtësi në këtë vend dhe nëse duam të respektojmë ligjet, le të bëhet privatizimi i kësaj prone. Nëse duhet që kjo pronë t’i falet dikujt, le t’i jepet qytetarëve të Deçanit”, tha kryetari i komunës së Decanit Selmanaj., duke i bërë thirrje edhe Igumenit të Manastirit, Sava Janjiç, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, që së bashku ta zgjidhin këtë çështje. Gjatë një séance te jashtezakonshme të mbledhur të mërkurën, këshilltare të komunës, shprehen vullnetin e tyre politik për të kundërshtuar në çdo mënyrë të mundshme zbatimin e vendimit.