KRYEFAQJA » LAJME » Defektet në sigurinë e Whatsappit, 200 milionë përdorues në rrezik.
Defektet në sigurinë e Whatsappit, 200 milionë përdorues në rrezik.

Defektet në sigurinë e Whatsappit, 200 milionë përdorues në rrezik.

Një defekt që është zbuluar së fundmi në versionin web të Whatsappit, mund t’i lejojë hakerat të marin nën kontroll kompjuterat e përdoruesve thjesht duke përdorur numrat e tyre të telefonit.

Të paktën 200 milionë njerës përdorin versionin web të aplikacionit Whatsapp, i cili mund të përdoret nga cdo platfomë e sistem operimi.

Sipas ekspertëve të sigurisë, të gjithë këto përdorues mund të preken në të dhënat e tyre personale.

Hakerat mund t’i dërgojnë përdoruesve një mesazh të thjeshtë, në dukje i parrezikshëm, i cili i lejon të futen në sistem dhe të marin nën kontroll kompjuterin, të shohin veprimet e përdoruesit ose ta përdorin për te shpërndarë viruse.

Këto defekte të sigurisë ndodhën si pasojë e faktit që version web i WhatsAppit lë këdo të shohi dokumenta të bashkangjitur që dërgohen nga përdrues të ndryshëm. Një prej të cilave është vCard, një file i kontakteve i cili shkakton viruse sapo instalohet.

Ekspertët këshillojnë që, për të shmangur dëme të tilla, përdoruesit duhet të përditësojnë menjëherë applikacionin dhe të fshijne cache-në e browserit të tyre.