KRYEFAQJA » LAJME » Dejvid Kameron:Vendi rrezikon daljen nga BE-ja
Dejvid Kamerun

Dejvid Kameron:Vendi rrezikon daljen nga BE-ja

Kryeministri i britanisë së madhe Dejvid Kameron po kërcënon se vendi i tij do të dalë nga bashkimi evropian nëse nuk kryhen reformat e kërkuara prej tij. Mediat vendase lajmërojnë se shefi i qeverisë do ti bëje publike kërkesat ditën e marte në një fjalim të posacëm dhe njëheresh do ti dërgohet një letër presidentit të BE-se Donald Tusk. Nëse nuk arrijmë marrëveshje për një bashkim evropian të reformuar, nëse kërkesat e britanisë hasin në vesh të shurdhër, gjë që shpresoj të mos ndodhe, atëherë do të mendojmë nëse bashkimi evropian është gjëja e duhur për ne, tha zoti Kameron duke shtuar se do të mbështesë variantin e daljes së vendit të tij nga BE-ja në referendumin e parashikuar për në 2017-en. Mes kërkesave të britanise ndaj Brukselit do të jenë perjashtimi i emigrantëve nga e drejta e punes per 4 vjet, ndalimi i integrimit të mëtejshëm evropian dhe më tepër fuqi për qeveritë kombëtare. Britania është e antaresuar në BE në vitin 1973. Sondazhet tregojnë se shumica e britanikëve duan të qëndrojnë në BE megjithëse e mbështetja për ata që duan të dalin është në rritje.