KRYEFAQJA » LAJME » Deklarata e Hahn për çështjen çame, reagon ashpër Athina zyrtare

Deklarata e Hahn për çështjen çame, reagon ashpër Athina zyrtare

Athina zyrtare është përfshirë në replika me BE-në për çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas qëndrimeve të komisionerit për zgjerimin e negociatave Johanes Hahn në përgjigje të eurodeputetes greke në lidhje me vlerësimin europian në raportin vjetor për Shqipërinë, Athina zyrtare ndryshe nga qëndrimet e ministrit të jashtëm Kocias pas vizitave të shpeshta në Tiranë dhe takimeve me homologun shqiptar, i ka quajtur të pavërteta në terma reale dhe diplomatike deklarimet e komisionerit Hahn. ”Deklarata e komisionerit Johanes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme”, citon deklarata zyrtare. Siç dihet, çështja çame është inekzistente dhe si e tillë, kurrë nuk është pranuar si objekt negocimi, midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, pohon ne kete dokument pala greke. “Komisioneri Hahn, me përgjigjen e tij të gënjeshtërt, tregon se nuk ushtron rolin dhe detyrat e tij në bazë të parimit të asnjëanësisë, në mënyrë që të avancohet interesi i përbashkët i unionit, siç parashikohet në nenin 17 të Konventës së Lisbonës”. “Që tani i është kërkuar dhe është i detyruar në bazë të rolit të tij institucional të japë shpjegime të menjëhershme, bindëse përsa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të gënjeshtërt, të përgjigjes së tij të kontestuar, ka bërë të ditur veprimin e vet diplomatik Athina zyrtare.