KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deklarata e John Kerry mbi sulmin ne Paris
kerryparis-attacks

Deklarata e John Kerry mbi sulmin ne Paris

Së bashku do ta mundim Shtetin Islamik. Kështu deklaroi në Paris mbrëmë vonë sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili shtoi se SHBA-ja mbështet plotësisht Francën në luftën kundër terrroizmit. Të gjithë jemi parisiene, tha Kerry para gazetarëve në Ambasaden amerikane në Paris, fasada e së cilës u ndricua me ngjyrat e flamurit francez. Askush nuk duhet të dyshoje se drita vazhdon të shkëlqeje në Qytetin e dritës. Errësira asnjëherë nuk do të mbizotëroje këtu, theksoi Kerry. Ai i quajti përbindësha psikopate anëtarët e Shtetit Islamik. SHBA-ja dhe Franca nuk janë vetëm mike, por janë një familje. Së bashku do të fitojmë, tha zoti Kerry.