KRYEFAQJA » LAJME » Deklarata e Lulzim Bashës mbi sigurinë në vend
Basha: Rama autokrat! Ne nuk na tremb Vettingu!

Deklarata e Lulzim Bashës mbi sigurinë në vend

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron kritike situatën e rendit dhe sigurisë në vend, ndërkohë që sipas tij kryeministri bën propogandë dhe flet për reformën në drejtësi në kuvend. Përmes një deklarate Basha theksoi se dje kur humbën jetën tre shtetas Kryeministri u tall duke thënë se po vendoset rendi , ndërkohë edhe sot dita ka nisur me të vrarë në Shkodër dhe Korçë .Basha tha se rend nuk ka po , por ka sundim bandash dhe se pasigurinë ekstreme e ka mbjellur ai në Shqipëri, me kanabizimin e vendit dhe rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të krimit. Dje policia me urdhër të Ramës e Tahirit tha Basha i ka bërë rezistencë drejtësisë duke penguar hetimin dhe mbrojtur 11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i Qeverisë i del para prokurorit me armë në dorë në Mat duke i prerë rrugën drejt parcelave me kanabis thekson Basha,duke e konsideruar domosdoshmëri për vendin largimin e kësaj Qeverie.