KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Deklarata e papritur e Gulen: Ekstradohem në Turqi, por grushti i shtetit u organizua nga Erdogan
gulen

Deklarata e papritur e Gulen: Ekstradohem në Turqi, por grushti i shtetit u organizua nga Erdogan

I akuzuari për grushtin e shtetit në Turqi nga Presidenti turk imami Fethullah Gulen, ka bërë një deklaratë të papritur. Gulen të cilin Erdogan e ndërlidh me organizatën FETO, ka thënë se do ta respektonte vendimin e mundshëm të autoriteteve amerikane për ekstradim në Turqi. Imami Gulen i qëndron sërish deklaratës së tij se puçin e ka organizuar vetë presidenti Erdogan. Ai jeton si emigrant në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku është shprehur ‘’Nuk jam fort i brengosur për kërkesën që unë të ekstradohem’’.