KRYEFAQJA » LAJME » Deklaratat e Tahirit ndaj gjyqtarit Aliaj, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët
Deklaratat e Tahirit ndaj gjyqtarit Aliaj, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Deklaratat e Tahirit ndaj gjyqtarit Aliaj, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Deklaratat e ministri të brendshëm Sajmir Tahiri, në adresë të gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili vendosi pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, pas një kërkese të prokurorisë, ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Unionit të  Gjyqtarëve Shqiptarë. Në njoftimin përcjellë elektronikisht për median, deklarata e zotit Tahiri cilesohet si e parecedentë. “Këto deklarata nuk kanë për qëllim shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike. Kërkojmë vëmendjen e ambasadorëve” nënvizohet në njoftimin e Unionit të Gjyqtarëve Shqiptare, të cilit i është bashkuar në të njëjtën linjë, edhe një reagim i Unionit të Prokurorëve.