KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dekreti-Italia heq “taksën fikse” dhe atë të qarkullimit për maunet shqiptare

Dekreti-Italia heq “taksën fikse” dhe atë të qarkullimit për maunet shqiptare

Ka hyrë në fuqi dekreti i miratuar në parlamentin italian që parashikon heqjen e taksës fikse dhe asaj të qarkullimit për mjetet e transportit të mallrave që shkojnë nga Shqipëria atje. Biznesi shqiptar tashmë nuk do ti duhet më të paguaj atë tarifën prej 150 deri në 180 euro, për një udhëtim vajtje-ardhje në Itali. Për ministrin e financave ky është një lajm i mirë për një kërkesë të hershme të biznesit.

Ahmetaj theksoi se nga heqja e kësaj takse biznesit shqiptar i mbetet tashmë para për të investuar.

Heqja e kësaj taksave që ishte vendosur në vitin 1953, është edhe nga ministri i transporteve Sokol Dervishi i cili në një njotim për shtyp shkruan se kjo nismë do të përmirësojë dukshëm dhe do të rrisë edhe më shumë shkëmbimet tregtare dhe të transportit me Italinë, e cila është dhe partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i vendit tonë.