KRYEFAQJA » LAJME » Dekretohet amnistia, përfitojnë 720 persona
Dekretohet amnistia, përfitojnë 720 persona

Dekretohet amnistia, përfitojnë 720 persona

Afro tre javë pas miratimit nga parlamenti, presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin e amnistisë. Nga kjo amnistri përfitojnë 720 persona të dënuar me burg deri në 2 vjet, të dënuarit me kusht, gjobë, apo me dënime alternative. Nga ky ligj do të përfitojnë personat e dënuara gra, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë mbi moshën 50 vjeç dhe po ashtu personat e dënuar meshkuj, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë mbi moshën 60 vjeç. Kategoria e fundit e përfituesve janë personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose nën këtë moshë. Të gjithë të dënuarit që nuk përfitojnë nga kriteret e përcaktuara në amnisti do të përfitojnë ulje 1.5 vjet për femrat dhe 1 vit për meshkujt. Në masën 1.5 vjet do të amnistohen edhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Sipas përllogarive të burgosurit duhet të lenë qelitë pas datës 21 janar.