KRYEFAQJA » LAJME » Dekriminalizimi, Kukan dhe Flenkeshtjan në Tiranë
Dekriminalizimi, Kukan dhe Flenkeshtjan në Tiranë

Dekriminalizimi, Kukan dhe Flenkeshtjan në Tiranë

Monitorimi i zbatimit të ligjit për dekriminalizimin pritet të sjelli të hënën në Tiranë eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flenkenstein. Axhenda e dy eurodeputetëve parashikon takime me zyrtarë të lartë të vendit dhe të partive parlamentare.
Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit parlamentare për vitin 2015. Për momentin po punohet për nxjerrjen e akteve nenligjore. Ligji parashikon që asnjë individ, i cili në të kaluarën është dënuar me një vendim të formës së prerë me shumë se 6 muaj nga gjykatat vendase apo të huaja, nuk do të zgjidhet apo emërohet në ndonjë funksion publik.
Ligji i dekriminalizimit u miratua pas debatesh të shumta mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë. Ishin zotërinjtë Kukan dhe Flenkeshtjan që në dhjetor të vitit 2014 ndërmjetësuan mes palëve dhe arritën që të rikthenin opozitën parlament pas 6 muajsh bojkotim.