KRYEFAQJA » LAJME » Dekriminalizimi, opozita synon radikalizimin e aksionit politik
Dekriminalizimi, opozita synon radikalizimin e aksionit politik

Dekriminalizimi, opozita synon radikalizimin e aksionit politik

Opozita e djathtë shqiptare po shikon të radikalizojë aksionin politik të saj, pas kthimit në parlament të ish deputetit socialist Armando Prenga, i përfshirë para disa kohësh në një konflikt me armë që precipitoi me plagosjen e disa personave. Duke e cilësuar zotin Prenga si simbol të kriminalizimit të parlamentit të frymëzuar nga kryeministri Rama, deputetët e opozitës kanë bojkotuar edhe të hënën mbledhjet e komisioneve parlamentare, ndërsa disa krerët e partive aleate opozitare janë ftuar në një takim nga kreu i PD Lulzim Basha. “Institucionalizimi i tryezës opozitare, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe garantimi i një procesi të lirë dhe demokratik zgjedhor” ishin momentet kryesore të takimit tha zoti Basha.
Që nga java e ardhshme nga figura të njohura të opozitës, përfshirë edhe kryetarin historik të saj Sali Berisha, kanë bërë deklarata që shkojnë deri tek vendimi për lënien e mandateve të deputetëve të opozitës. Sipas tyre kjo do të mundësojë nxjerrjen jashtë funksionit të parlamentin, me qëllim përafrimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjen e tyre nga një qeveri teknike. Por edhe brenda PD duket se jo të gjithë janë të një mendjeje. Kreu i PD Lulzim Basha citohet të ketë thënë se demokratët nuk do të ndërmarrin akte ekstreme.