KRYEFAQJA » LAJME » Dekriminalizimi, PD radikalizon qendrimin

Dekriminalizimi, PD radikalizon qendrimin

PD ka radikalizuar qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e dekriminalizimit të politikës shqiptare. Ndërsa ajo ka bojkotuar paraditen e së martës pjesmarrjen në disa komisione parlamentare për shkak të shfaqjes së ish deputetit Armando Prenga i akuzuar për përdorim arme dhe plagosje, kreu i PD Lulzim Basha ka shkuar më tej. Zoti Basha tha pas mbledhjes së grupit se Partia Demokratike do të bojkotojë Kuvendin, nëse Rama nuk largon katër deputetë socialistë nga Kuvendi. Në listë janë Armando Prenga, Koço Kokëdhima, Rakip Suli dhe Valentina Leskajn. “Në Kuvend me këtë regjim do të nisë të enjten me një sërë kushtesh mosplotësimi i të cilave do të cojë në pamundësinë e funksionimit të Kuvendit” tha zoti Basha. Ai ka kujtuar se këto kushte janë pjesë e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014. Ndërsa Prenga është në proces gjyqësor, deputetët Kokëdhima, Leskaj dhe Suli, akuzohen nga PD se kanë përfituar pasuri publike kur kanë qenë deputetë, akuza të cilat ata i kanë hedhur poshtë.