KRYEFAQJA » LAJME » Dekriminalizimi: Shqipëria kërkon informacion nga BE dhe SHBA
Naco jep doreheqjen?

Dekriminalizimi: Shqipëria kërkon informacion nga BE dhe SHBA

Qeveria shqiptare po avancon me nismën për dekriminalizimin e administratës dhe politikës. Së fundit Ministria e Drejtësisë u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së, informacione për shqiptarët të cilët janë të dënuar në këto vende. Nëpërmjet një letre ministri i drejtësisë Nasip Naço thekson se informacioni do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit për mbajtjen e të dhënave penale, përditësimit dhe mbrojtjes së këtyre të dhënave, si dhe rritjes të besimit të publikut, në veprimtarinë e organeve të shtetërore.