KRYEFAQJA » LAJME » Dekriminalizimi, sot afati i fundit i deklarimeve
Dekriminalizimi, sot afati i fundit i deklarimeve

Dekriminalizimi, sot afati i fundit i deklarimeve

Sot është afati i fundit që punonjësit e administratës publike duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit, në funksion të ligjit të dekriminalizimit.  Sipas burimeve nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, deri më sot, pothuajse të gjithë punonjësit e administratës, rreth 20 mijë e 500 persona, rezultojne ta kenë përmbushur këtë detyrim ligjor. Javën e kaluar ishin vetëm 7500 zyrtarë që kishin bërë deklarimet. Kjo e detyroi ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito tu drejtonte thirrje nëpunësve publikë, që brenda dates 4 maj të kenë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, në të kundërt sipas ligjit ata do të penalizoheshin me largim nga puna. “Ligji parashikon se kush nuk vetëdeklarohet automatikisht duhet të largohet nga detyra sepse konsideron që personi nuk ka dashur të shpallet pjesë e personave që nuk kanë probleme me ligjin“ tha me këtë rast ministrja Harito.