KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, “Majn Kampf” (Beteja Ime) i Adolf Hitlerit del në qarkullim në 2016
adolph-hitler-

Gjermani, “Majn Kampf” (Beteja Ime) i Adolf Hitlerit del në qarkullim në 2016

Në Gjermani do të dalë në qarkullim vitin që vjen libri “Majn Kampf”(Beteja ime) e Adolf Hitlerit. Është hera e parë që ky libër do të botohet në 70 vitet e fundit në Gjermani, që nga vdekja e udhëheqësit famëkeq nazist. Në fundin të këtij viti përfundon edhe e drejta e botimit  e këtij libri që zotërohej nga  shteti gjerman i Bavarisë. Por përgatitja e botimit ka sjellë debate në shoqërinë gjermane lidhur me atë nëse duhet ribotuar ky libër apo jo. Për këtë arsye, instituti i historisë bashkëkohore në Mynih ka marrë përsipër ta pajise librin me rreth 3500 shënime e sqarime. Ndërsa shoqata e mësuesve gjemane ka bërë kërkese që libri të futet në programin mësimor që të shërbeje si shembull për tmerret që sjell ekstremizmi politik.