KRYEFAQJA » LAJME » Delaui: Qeveria ka shumicën në kuvend dhe ka të drejtë të vendosë rreth politikave të vendit!
Prishtinë, diplomatët: Dhuna politike kërcënon demokracinë!

Delaui: Qeveria ka shumicën në kuvend dhe ka të drejtë të vendosë rreth politikave të vendit!

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaui, në një intervistë për të përditshmen kosovare Zeri, është shprehur se asociacioni i komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ambasadori sqaroi se Gjykata i ka dhënë Qeverisë udhëzime specifike se si mund të hartohet statuti i asociacionit, në mënyrë që i njëjti të jetë në përputhje me Kushtetutën. Delaui, ka folur edhe për arrestimin e deputetëve të opozitës , duke shprehur shqetësimin e tij për mentalitetin që ekziston se nëse je deputet je mbi ligjin dhe nuk i përmbahesh rregullave të njëjta si çdo qytetar tjetër i Kosovës. “Nëse e shkel ligjin, pa marrë parasysh kush je, atëherë duhet t’i nënshtrohesh të njëjtit sundim të ligjit, të të njëjtës drejtësi si çdo person tjetër”, nenvizoi ambasadori amerikan. Përsa i përket, protestave të opozitës dhe gazit në parlament, ambasadori Delaui, ripërsëriti deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit, Xhon Kerri, sipas të cilit parlamenti është vendi i debatit, por jo i dhunës. “Ata që e pengojnë rolin e Kuvendit, duke përdorur dhunën, duhet ta rimendojnë qëndrimin e tyre dhe të mendojnë se cili është interesi i Kosovës në afat të gjatë. Sipas mendimit tim, është me rëndësi që Kosova të ketë Kuvend funksional, i cili mund të përkujdeset për disa prej problemeve me të cilat përballet ajo sot dhe ma merr mendja se të gjithë e pranojmë këtë”, u shpreh ambasadori amerikan. Përsa i përket, kërkesës se opozites per zgjedhje te parakohshme, ambasadori amerikan u shpreh se qeveria ka shumicën në kuvend dhe ka të drejtë të vendosë rreth politikave të vendit. “Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur me politikat e Qeverisë, ata janë të lirë të bëjnë fushatë kundër tyre gjatë zgjedhjeve. Mesa di, zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, parashikohet të mbahen në vitin 2018, pra ka mjaft kohë për përgatitje”, theksoi ambasadori amerikan.