KRYEFAQJA » LAJME » Delawie: Kjo që po bënë opozita është e neveritshme!
Delawie: Kjo që po bënë opozita është e neveritshme!

Delawie: Kjo që po bënë opozita është e neveritshme!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie i konsideroi “të neveritshme veprimet e opozitës”, duke kërkuar që të ketë një rifunksionalizim të Kuvendit. “Jam këtu për të mbështetur Kuvendin e Kosovës. Duhet të ketë një Kuvend funksional që të zgjidhen problemet. Mua më vjen keq që kushtet e deputetëve janë minimale për të bërë punën e tyre, për shkak se disa persona nuk po e lejojnë këtë. Shumë qytetarë të Kosovës kanë ikur e kanë vdekur vite me radhë që të kenë këtë pavarësi, që sot të jetojnë të lirë. Kjo që po bënë opozita është e neveritshme”, tha zoti Delawie. Ppolicia ka vijuar me arrestimin e të gjithë deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.