KRYEFAQJA » LAJME » Delawie – Opozita me veprimet e saj po dëmton Kosovën
Prishtinë, diplomatët: Dhuna politike kërcënon demokracinë!

Delawie – Opozita me veprimet e saj po dëmton Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për shtetin e Kosovës, por sipas tij, veprimet e fundit në Kuvend, po e demotojne imazhin e vendit. Ambasadori e beri deklaratën pas një takimi të zhvilluar me kryetarin Kadri Veseli ku vleresoi se është shumë e rëndësishme që seanca e së Premtes të mbahet normalisht. Biseduam se sa e rëndësishme është për Kuvendin që të mbajë seancë të Premten, në mënyrë që të miratohen ligje të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Duhet të them se njerëz nga mbarë bota, po shohin në televizor imazhe të dhunës dhe kaosit në institucionet më të rëndësishme dhe demokratike të Kosovës”. “Kjo nuk është gjë e mirë për vendin tuaj”. “Për ata njerëz që sjellin  armë në Kuvend dhe i përdorin kundër kolegëve të tyre, kam një mesazh: Po demtoni ekonominë e Kosovës, po rrezikoni që Kosova të izolohet nga komuniteti euro-atlantik dhe po vini në rrezik mundesine për liberalizmin e vizave, po vononi mundesine e kosoves per njihje te reja. I të njëtin mendim ishte edhe kryetari i Kuvendit Veseli i cili shprehu shqetesim per bllokimin e punes.