KRYEFAQJA » LAJME » Delegacioni i BE në Tiranë dënon dhunën
Opozita thirrje për protestë, policia publikon masat

Delegacioni i BE në Tiranë dënon dhunën

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, i ka cilësuar si akte dhune dhe vandalizmi të papranueshme ngjarjet e së martës në Tiranë që shoqëruan protestën e PD me rastin e 8 dhjetorit. Në një deklarate për shtyp bëhet e ditur se “Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare në Tiranë. E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur”. Sipas deklaratës “u raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi”, por “Kthimi te dhuna është i papranueshëm”.
Ndërsa kujtohet se “Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian”, deklarata e delegacionit të BE, në Tiranë u bën “…thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv”.