KRYEFAQJA » LAJME » Delegacioni i BE: Urime, por zbatimi i reformës të nisi menjëherë
Delegacioni i BE: Urime, por zbatimi i reformës të nisi menjëherë

Delegacioni i BE: Urime, por zbatimi i reformës të nisi menjëherë

Delegacioni i BE në Shqipëri ka përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi, duke kërkuar implementimin sa më shpejtë të saj. Në një deklaratë të tij vlerësohet se ndryshimet kushtetuese përbëjnë një refomë të thellë dhe tërësore në gjyqësor. Sipas BE “Ky hap i paprecendent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”. Delegacioni i BE në Shqipëri vlerëson se “Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standartet evropiane”.