KRYEFAQJA » LAJME » Delegacioni i Komisionit të Venecias do të pritet në Tiranë
Delegacioni i Komisionit të Venecias do të pritet në Tiranë

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të pritet në Tiranë

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Tiranën në datat 21 dhe 22 janar për te diskutuar draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese përsa i përket reformës në gjyqësor. Ky draft është përgatitur nga Parlamenti në bazë të rekomandimeve të bëra në opinionin e Komisionit të Venecias, e miratuar në dhjetor të vitit të shkuar. Opinioni përfundimtar i draftit të rishikuar do të përgatitet në muajin shkurt dhe do të publikohet në muajin mars.