KRYEFAQJA » LAJME » Deliaj dhe Hoxha përcillen tek Dëshmorët e Kombit
Deliaj dhe Hoxha përcillen tek Dëshmorët e Kombit

Deliaj dhe Hoxha përcillen tek Dëshmorët e Kombit

Dy dëshmorët më të rinj të kombit, kapiten Florian Deliaj dhe kapter Donald Hoxha, janë përcjellë të enjtjen me nderime, dhimbje dhe respekt për në banesën e fundit tek varrezat Dëshmorët e Kombit. Në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, para arkivolëve të tyre të mbuluar me flamuj kombëtare, kaluan familjarë dhe miq, zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues diplomatikë. Kapiten Florian Deliaj dhe kapter Donald Hoxha, ranë në krye të detyrës të mërkurën, kur helikpteri me të cilin ata po kryenin një mision stërvitor u rrëzua mbi Liqenin e Shkodrës.