KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Delta anulon fluturimet për shkak të një defekti të sistemit kompjuterik
EPA/ERIK S. LESSER

Delta anulon fluturimet për shkak të një defekti të sistemit kompjuterik

Kompania ajrore amerikane, Delta, ka njoftuar se të gjithë fluturimet që dalin nga SHBA janë pezulluar për shkak të një defekti të sistemit kompjuterik. “Delta ka pezulluar të gjitha fluturimet sot në mëngjes për shkak të një problemi në sistemin kompjuterik. Oraret e fluturimeve janë shtyrë. Udhëtarët duhet të kontrollojnë fluturimet e tyre përpara se të nisen për në aeroporte, ndërsa po punohet për të zgjidhur sa më shpejt situatën”, ka shkruar kjo kompani në Twitter. Megjithatë kompania nuk ka sqaruar se çfarë e shkaktoi defektin dhe se sa kohë do të duhet për ta zgjidhur atë. Delta rradhitet e treta në botë për nga numri i pasagjerëve.