KRYEFAQJA » LAJME » Demarkacioni sjell Nuland në Kosovë
nuland

Demarkacioni sjell Nuland në Kosovë

Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave do të vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera. Ndërsa pozita shpreson se zyrtarja e lartë amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territor. Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, më 10 korrik do të vizitojë Kosovës, ku pritet të diskutojë me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, njëri nga kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Nuland veç demarkacionit, do të kërkojë nga drejtuesit e institucioneve të vendit edhe luftimin e korrupsionit si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.