KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dëme dhe viktima nga përmbytjet në Gjermani e Francë
paris

Dëme dhe viktima nga përmbytjet në Gjermani e Francë

Metereologët kanë paralajmëruar më shumë reshje në Francë dhe Gjermani, të dy vende këto që janë goditur rëndë nga vërshimet. Deri tani 10 persona kanë humbur jetën në këto dy shtete për shkak të motit të keq, ndërsa mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Paris, niveli i ujit në lumin Sienë vazhdon të rritet, duke detyruar punonjësit e muzeut të Luvrit që të zhvendosin punimet e artit në një depo nëntokësore. Në të gjithë rajonin e Parisit, mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa mbi 24 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti francez, Fransua Hollande, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat që janë goditur më rëndë. Në pjesën jugore të Gjermanisë, niveli i ujit pritet të rritet në landin e Bavarisë, zonë kjo që tashmë është goditur rëndë që prej katër ditësh.