KRYEFAQJA » LAJME » Dëmet nga protesta, Bashka e Tiranës nis riparimet
Dëmet nga protesta, Bashka e Tiranës nis riparimet

Dëmet nga protesta, Bashka e Tiranës nis riparimet

Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë riparimin e dëmeve pas shkatërrimeve të ndodhura gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor. “Nis riparimi i Tiranës nga shkatërrimi sot në kohë rekord. Gjithë bashkia në terren, brenda 2 orësh riparuam dëmet, pastruam plehrat dhe rindezëm zbukurimet. Shumë respekt për protestat, jo për vandalët” shkruan në rrjtin social Fejsbuk kreu i bashkisë Erion Veliaj. Sipas tij motoja e kësaj ndërhyrjeje është “Puna është më e fortë se dhuna, e bukura më e fuqishme se rrënimi”.
Bashkia ka bërë të ditur se ka dënuar me gjobë rreth 16.4 milionë lekë PD si organizatore e mitingut të 8 dhjetorit. “Duke shprehur respektin e saj për protestat demokratike e qytetare, por njëkohësisht duke dënuar çdo vandalizim që i bëhet qytetit tonë” shkruan bashkia në njënjoftim të saj.