KRYEFAQJA » LAJME » Demokratët dorëzuan në KQZ 3 kërkesat për referendum mbi projektet e bashkisë
Jamarber_Malltezi

Demokratët dorëzuan në KQZ 3 kërkesat për referendum mbi projektet e bashkisë

Ashtu sic paralajmëroi një ditë më parë , kreu i departamentit të mjedisit në PD Jamarber Malltezi , dorëzoi sot në KQZ kërkesat për referendum mbi zgjerimin e liqenit artificial në dy krahet e korpusit universitar, ndërtimin e parkimit nëntokësor tek parku rinia dhe ndërtimin e parkut të lojrave tek liqeni.

Sipas Malltezit qytetarëve të Tiranës duhet t’u jepet mundësia të shprehin qëndrimin e tyre mbi këto vendime që sipas tij cënojnë zonat e ndjeshme mjedisore.

Pas depozitimit, demokratet duhet të presin miratimin e formularit nga KQZ për ti hapur rruge më tej mbledhjes së firmave të qytetarëve për shpalljen e referendumit.