KRYEFAQJA » LAJME » Dëmtohet Cana, mund të mungojë në ndeshjen me Serbinë
Dëmtohet Cana, mund të mungojë në ndeshjen me Serbinë

Dëmtohet Cana, mund të mungojë në ndeshjen me Serbinë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana është dëmtuar në ndeshjen midis Lilës dhe Nantës, zhvilluar të martën në mbrëmje. Mbrojtësi i kuqezinjve është përplasur në zonë me sulmuesin e Lilës dhe ka dëmtuar kaviljen e majtë. Pas konsultimeve me mjekun, Cana është detyruar të largohet nga fusha e lojës duke shqetësuar kështu trajnerin De Biasi.

Disa minuta para dëmtimit, Cana është ndëshkuar me karton të verdhë për një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit. Cana është larguar për në dhomat e zhveshjes duke çaluar, tepër i mërzitur për këtë dëmtim, i cili mund ta lejë pa luajtur në ndeshjen me Serbinë. Në orët në vijim do të përcktohet shkalla e dëmtimit për qendërmbrojtësin tonë.

Trajneri i kombëtares sonë, italiani Giovanni De Biasi, mund të mos ketë në dispozicion Canën në ndeshjen e rëndësishme me Serbinë, me 8 tetor, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian, Francë 2016. Kështu De Biasi duhet të mendojë për zëvendësimin e tij, kur reparti i qendërmbrojtjes ka mjaft mungesa. Mërgim Mavraj është ende i dëmtuar ndërsa Arlind Ajeti edhe pse është ende pa skuadër, është dëmtuar në shpatull në ndeshjen me Portugalinë.