KRYEFAQJA » LAJME » Dëmtohet Lionel Mesi
lionel essi, demtohet, futboll, barcelona

Dëmtohet Lionel Mesi

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, do të mungojë për të paktën 3 javë, për shkak të një dëmtimi në ije, duke i krijuar një boshllëk të madh klubit dhe përfaqësueses. “Të humbësh Lionel Mesin, nënkupton që humbet vetë futbolli, por humbasim edhe ne”, – deklaroi trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. Mesi doli duke çaluar pak para një ore lojë të mërkurën në barazimin 1-1 që kampionët e Spanjës arritën në fushën e tyre me Atletikon e Madridit. Kjo nënkupton se kapiteni i Argjentinës do të mugojë në dy ndeshjet e përfaqësueses së tij në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2018, kundër Perusë dhe Paraguajit muajin e ardhshëm, si dhe në duelin e Ligës së Kampioneve, ku Barcelona do të ndeshet në Gjermani me Borusian e Mënshengladbahut. Mesi do të mungojë në dy ndeshjet në fushë të huaj që katalanët do të luajnë në kampionatin spanjoll ndaj Sporting Gihonit dhe Celta Vigos.