KRYEFAQJA » LAJME » Dënime për propagandën dhe reklamat e produkteve zëvëndesuese të qumështit të gjirit
Dënime për propagandën dhe reklamat e produkteve zëvëndesuese të qumështit të gjirit

Dënime për propagandën dhe reklamat e produkteve zëvëndesuese të qumështit të gjirit

Parlamenti shqiptar pritet të diskutojë sot disa ndryshime në ligjin e vitit 1999 “PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME GJI”. Ndryshimet parashikojnë që bluzat e bardha të qëndrave shëndetësore dhe materniteteve publike e jo publike që propagandojnë dhe reklamojnë produktet zëvëndesuese të qumështit të gjirit, do të penalizohen me gjobë nga 100 mijë – 200 mijë lekë,  e deri në largim nga puna në rast përsëritjeje. Sanksionet që vlerësohen si të ashpra, u morën si pasojë e taktikave të marketingut jo etik që kompanitë kanë përdorur deri më tani në sistemin shëndetësor. Ndryshimet parashikojnë edhe masa adminsitrative  edhe për rrjetet sociale që reklamojnë këto produkte.