KRYEFAQJA » LAJME » Dënimi i shoferëve, Tirana : Po cënohet klima e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve
ministria-e-jashtme

Dënimi i shoferëve, Tirana : Po cënohet klima e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve

Ministria e Jashtme shqiptare shprehu keqardhjen pas dënimit një ditë më parë nga një gjykatë greke e dy shoferëve shqiptarë që u ndaluan nga autoriotetet greke ndërsa transportonin libra shqip në Greqi. Në një reagim të saj ajo shprehet se “procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtmi të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona”. Sipas njoftimit Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi. MPJ do të vijoj të ndjek në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje, bëhet e ditur në njoftim. Gjykata i shpalli fajtor shoferët shqiptarë nën akuzën e tentativës për futjen e materialeve propagandistike në Greqi dhe i dënoi me 30 muaj heqje lirie me kusht.