KRYEFAQJA » LAJME » Dënimi i Spiro Kserës, reagimi i avokatit mbi vendimin

Dënimi i Spiro Kserës, reagimi i avokatit mbi vendimin

Vendimi për dënimin më 1 vit e 8 muaj burg për ish ministrin e punës Spiro Ksera, u mor jashtë dyerve të Gjykatës. Ky ka qenë reagimi i avokatit të tij pak minuta gjykatës shpalli vendimin, ndaj Kserës dhe bashkëpunëtorëve të tij, të vënë nën akuzë për vjedhje. Brenda 3 minutash trupi Gjykues qe shqyrtoi çështjen penale ne ngarkim të ish Ministrit Spiro Ksera, dha vendimin përfundimtarë ndaj 4 të pandehurve, ish funksionarë të Ministrisë së Punës.  Në total gjykata dha një dënim prej 5 vite e 2 muaj burg, për 5 të pandehurit, për vjedhje në bashkëpunim, të gati 30 milion lekëve, fonde të destinuara për komunitetin romë dhe shtresat në nevojë.  Ish ministri Ksera, nuk ka preferuar të jetë prezent gjatë vendimit në sallë. Jashtë dyerve të gjykatës avokati i tij, Genc Gjokutaj, deklaroi se do ti drejtohet gjykatës së Apelit, duke kërkuar prishjen e këtij vendimi. Spiro Ksera mbahet në gjendje arresti prej shtatorit të viti 2015. Ai u kallzua penalisht nga Kontrolli i Lartë i shtetit për abuzime me fondet publike. Që prej seancës së parë, Ksera ka pretenduar se procesi ndaj tij është politik. Ai është ministri i parë i qeverisë Berisha që dënohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Prokuroria e akuzon Kserën se ka tërhequr fondet shtetërore vetëm në letra. Vjedhje fiktive sipas akuzës është kryer muajt e fundit të vitit 2013, kohë e cila përkon edhe me ndërrimin e pushteteve.