KRYEFAQJA » LAJME » Dënohen mjekët përgjegjës për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit
e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Dënohen mjekët përgjegjës për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit

Prokuroria e Tiranës ka deklaruar fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba në maternitetin “Koço Gliozheni” për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
Kryekirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm”. Prokuroria i ka dënuar me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor 2015 si pasojë e neglizhencës dhe moskryerjes të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.