KRYEFAQJA » LAJME » Dënohet “Banda e Tritolit”
Dënohet "Banda e Tritolit"

Dënohet “Banda e Tritolit”

Shtatë anëtarë të së quajturës “Banda e Tritolit” kanë marrë të enjten dënimet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Dënimi me i rëndë, me burgim të përjetshëm është dhënë për Andon Mëhillaj. Me 35 vjet burg është dënuar Julian Sinanaj, 19 vjet burg për Marjon Mitro, 10 për Genis Mëhillaj, 8 vjet për Albin Mexhajn dhe 5 vjet për Ilir Karçinin. Ndërsa Ndriçim Gjokona për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë dënimi është reduktuar me 8 vjet. Ndaj të pandehurve rëndonin 38 akuza, shumica për vrasje apo tentativë vrasjeje në Tiranë dhe Vlorë.