KRYEFAQJA » LAJME » Dënohet edukatorja dhunuese
Dënohet edukatorja dhunuese

Dënohet edukatorja dhunuese

Gjykata e Tiranës ka dënuar të enjten me 2 vite heqje lirie Anjeza Shabanin, pronare dhe edukatore e një kopështi privat në Tiranë, pasi u gjet fajtore për keqtrajtimin e fëmijëve, por edhe fshehje të të ardhurave. Shabani u pikas kohë më parë nga investigativ “Stop” në televizionin Klan. Filmimet e publikuara u përcollën me shqetësim nga opinioni, ndërsa u rritën kritikat ndaj autoriteteve për të ushtruar kontrolle mbi institucionet e edukimit pa liçencë. Prokuroria e Tiranës kërkoi gjykatës që Anjeza Shabani, të dënohej me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie, por gjykimi i saj është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, duke i ulur automatikisht 1/3 e dënimit.