KRYEFAQJA » LAJME » Dënohet Florenc Hoxha me 1.4 vite burg
hoxha_13

Dënohet Florenc Hoxha me 1.4 vite burg

1 vit e katër muaj burg është dënimi që gjykata e Tiranës ka shpallur sot ndaj ish kreut të policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha. Vendimi i gjykatës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij me një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Hoxha u denoncua në prokurori nga një familje në Tirane, pasi pretenduan se po i grabitej prona, gjatë vitit 2012 duke u bërë një ndërtim pa leje. Ndërkohë dënimi i dytë me 4 muaj i konvertuar në shërbim prove që rëndon ndaj Hoxhës është ai i përfshirjes në një konflikt në 2 shkurt 2015, ku sipas gjykatës fjalori i përdorur ka cënuar figurën e funksionarit publik që Hoxha mbante prej disa vitesh.