KRYEFAQJA » LAJME » Denoncohet një skemë mashtrimi me viza në Kanada, Australi dhe Angli
Denoncohet një skemë mashtrimi me viza në Kanada, Australi dhe Angli

Denoncohet një skemë mashtrimi me viza në Kanada, Australi dhe Angli

Rreth 30 persona kanë denoncuar një kompani “fantazëm” e cila i mashtronte se do t`i siguronte viza në Kanada, Australi dhe Angli. Ndërsa ka hetuar këtë kompani, policia e Tiranes ka shpallur në kërkim shtetasen Lule Makashi, e cila akuzohet se ka mashtruar qytetarët e ndryshëm. Sipas policisë, ajo u merrte të interesuarve nga 2 mijë deri më 20 mije euro për çdo aplikim për person dhe i mashtronte. Policia ka të dhëna se kjo shtetase tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Kanada. Po ashtu policia bën të ditur se ka ndaluar shtetasin Klevis Reshka, i dyshuar se bashkepunonte me Lule Makashin në këtë skemë mashtruese.