KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Departamenti amerikan i Thesarit: Kina shkurton aksionet
china-yuan

Departamenti amerikan i Thesarit: Kina shkurton aksionet

Departamenti amerikan i Thesarit sipas të dhënave të publikuara dje, ka deklaruar se Kina, blerësi më i madh i aksioneve, do të zvogëlojë pjesën e saj në mars. Kina e reduktoi pjesën e saj të aksioneve mbi thesarin me 7,7 miliardë dollarë amerikanë, duke arritur në 1,2446 trilionë dollarë në mars, pas një rritje me 14,4 miliardë dollarë në shkurt. Japonia, që është blerësi i dytë i huaj më i madh i aksioneve në thesarin amerikan, e rriti pjesën e saj me katër miliardë dollarë. Këtë muaj, vlera totale e aksioneve të blera nga të huajt në thesarin amerikan u rrit në 6,287 trilionë dollarë.