KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Departamenti Amerikan i Thesarit; ndryshime në kartmonedhat 20, 10 dhe 5 dollarëshe.
ht

Departamenti Amerikan i Thesarit; ndryshime në kartmonedhat 20, 10 dhe 5 dollarëshe.

Simboli i të drejtave civile të njerezve me ngjyrë, Heriet Tabmen do të jetë e para afro-amerikane imazhi i të cilës do të stampohet në monedhën amerikane. Departamenti amerikan I thesarit njoftoi se Tabmen qe lindi ne skllaveri ne fillim te viteve 1820 dhe ndihmoi në arratisjen e qindra skllevërve nga padronët e tyre, do të vendoset në anën kryesore të kartmonedhës, duke zëvendësuar Presidentin Xhekson, një pronar skllevërish, I cili do të vendoset në anën e pasme te 20-dollarëshit. Sipas sekretarit të thesarit Xhek Lju, kjo është një histori e madhe amerikane ku nëse për dikë ka rëndësi demokracia, nuk ka rëndësi se nga vjen apo nga ka filluar. Ndërkohë edhe kartmonedhat 5 dhe 10 dollarëshe do t’u nënshtrohen disa ndrsyshimeve. Në anën e pasme të kartmonedhës10 dollarëshe do të shtohen imazhet e pesë drejtueseve të levizjes për të drejtat e femrave, si Truth apo Stenton, ndërsa babai themelues Aleksander Hemilton do të vijojë të jetë në anën ballore të kartmonedhës. Në anën ballore të kartmonedhës 5 dollarëshe do të vijojë të qëndrojë imazhi i ish presidentit Linkoln , ndërsa në anën e pasme do të vendosen ish zonja e Parë Eleonor Rusvelt dhe lideri i të drejtave të njeriut Martin Luther King Xhunior. Vendimi për përfshirjen e grave në kartmonedha u influencua pjesërisht nga letra e një vajze të re drejtuar Presidentit Obama, që kritikonte mungesën femërore në monedhën amerikane.