KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Departamenti i Shtetit: Rrezik i shtuar për sulme terroriste
departamenti i shtetit, shba, evrope, sulme terroriste, terrorizem, sezoni i festave

Departamenti i Shtetit: Rrezik i shtuar për sulme terroriste

Departamenti i shtetit i SHBA-së paralajmëroi për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në mbarë Evropën gjatë periudhës së festave të fundvitit, duke paralajmëruar njëherësh qytetarët amerikanë të tregohen të kujdesshëm. Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij mbi rrezikun e sulmeve, por citoi festën e Falënderimeve në SHBA, më 24 nëntor dhe festën e Krishtlindjes më 25 dhjetor. Qytetarët duhet të kenë kujdes nëper festa, ngjarje publike dhe në tregjet e hapura”, thuhet në lajmërim. “Informacionet e besueshme lenë të kuptohet se Shteti Islamik, al-Kaida e partnerët e tyre vazdhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Evropë, me përqëndrim në sezonin e festave që po vjen dhe ngjarjet e lidhura me këto festime, thuhet në kumtesë.